VIDEO / Festa e “çmendur” e presidentit të Barcelonës

Barcelona u kurorëzua kampione e Spanjës për herë të 27-të në historinë e saj dhe e bëri këtë me katër ndeshje para përfundimit të La Liga.

Festimet e kampionëve vazhduan në dhomën e zhveshjes së “Cornegia el Prat”, teksa lojtarët kanë festuar me gjithë zemër, ndërsa më vonë festës i është bashkuar edhe Juan Laporta.

 

Laporta ka siguruar tifozët e Barcelonës se do të bëjë gjithçka për të rikthyer Lionel Messin në Barcelonë gjatë verës.

Në deklaratat e tij në emisionin në Twitter “Jijantes” ai tha se skuadra do të bëjë gjithçka për të rikthyer La Pulgën: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi”, ishin fjalët e tij.

Vlen të theksohet se gjatë festimeve për fitimin e titullit, tifozët e Barcelonës kanë brohoritur në mënyrë ritmike emrin e Messit.

LEXO EDHE:

Back to top button