VIDEO / Festival golash në Ligën e Kampionëve

Tetë super përballje janë zhvilluar në kompeticionin më të madh për klube, Ligën e Kampionëve. Sigurisht që as befasitë nuk kanë munguar ku spikat fitorja e Ajaxit ndaj Dortmundit. Holandezët arritën të mposhtin me rezultat të thellë gjermanët 4-0, duke arritur të ndalin Erling Haaland që ishte i pavërejtur. Ajo që vlen të ceket është se në tetë ndeshje të luajtura sonte janë prodhuar gjithësejtë 35 gola.

Ndeshja që solli më së shumti gola ishte ajo mes Klub Brizh dhe Man. Siti 1-5, kurse nga pesë gola u shënuan në ndeshjet PSZH 3-2 Leipzig, Shakhtar 0-5 Real Madrid, Atletiko Madrid 2-3 Liverpul dhe Beshiktash 1-4 Sporting.

 

 

 

 

Kaq shumë gola nuk ishin shënuar që një kohë të gjatë brenda një nate në LK, duke dëshmuar edhe njëherë që është kompeticioni më i madh për klube.

LEXO EDHE:

Back to top button