Moti kryesisht me diell, kjo do të jetë temperatura e ditës
Moti sot do të jetë kryesisht me diell, paradite në pjesët jugore të vendit do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare lokale. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 22 gradë Celsiusë.
Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë gjithashtu me diell. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 20 gradë Celsiusë.








