VIDEO / Finale e çmendur në Argjentinë me 10 kartona të kuq!

Një finale e “çmendur” është zhvilluar në Argjentinë për Trofeo de Campeones mes Boka Juniors dhe Rasingut, e cila ka përfunduar më herët me rezultatin 1-2, sepse rregulli në futboll nuk të lejon të luash me më pak se shtatë lojtarë në formacion. Gjyqtari kryesor nuk ka kursyer dhe në total ka ndarë 10 kartona të kuq.
Rasing i Fernando Gagos u kurorëzua fitues i kupës për herë të dytë, por ajo që do të mbahet mend në historinë e futbollit është sasia e ndëshkimeve me kartonin e kuq gjatë kësaj finale. Gjithsej dhjetë lojtarë panë kartonin e kuq të dilte nga xhepi i gjyqtarit kryesorë. Shtatë nga Boka Juniors, e cila formalisht detyron të mbyllë ndeshjen para kohës së caktuar, pasi nëse një skuadër mbetet me më pak se shtatë lojtarë, duhet të ndërpritet.
Facundo Tello gears up for the World Cup with a spectacular display in Boca v Racing pic.twitter.com/uoCbfMnoUy
— James Dart (@James_Dart) November 6, 2022
Gjithçka nisi në fundin e kohës së rregullt, ku Vilja dhe Karbonero u përplasën pas një proteste për penallti dhe arbitri Tejo nxorri për herë të parë kartonin e kuq nga xhepi, duke i dërguar të dy në dhomat e zhveshjes.
Nga atje, kontrolli humbi në kohën shtesë. Në minutën e 100-të Boka mbeti me nëntë lojtarë për shkak të ndëshkimit të Varelës me kartonin e dytë të verdhë dhe më në fund Rasing gjeti golin e fitores në minutën e 118-të. Festimet e tij bënë që lojtarët e Boca-s të humbnin durimin dhe kështu u krijua një përplasje mes lojtarëve, ku gjyqtari më pas u detyrua të “abuzonte” me kartonin e kuq.
Gjyqtari Tejo do të jetë një prej arbitrave që do të gjykojnë sfidat në Kupën e Botës “Katar 2022”, dhe sigurisht është një nga ata gjyqtarë që nuk e kursen kartonin e kuq.