VIDEO / Fiton Roma, pëson Dinamo, “Djajtë e Kuq” gati në gjysmëfinale

Skuadra e Romës ka arritur të rikthehet nga disfata në Amsterdam. Holandezët avancuan me golin e Klaassen në min 39 dhe pak më vonë ishte Dusdan Tadiç që dështoi të shënojë nga penaltia për të dyfishuar avantazhin. Pastaj, Lorenzo Pellegrini shënoi nga goditja e lirë për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 57. Dhe kur u mendua se gjithçka po përfundonte baraz, në skenë doli mbrojtësi Ibanez, i cili shënoi gol në min 87′. Ndeshja e kthimit do të jetë pas 7 ditëve në Romë.

 

 

 

Zhgënjen në sfidën e parë çerekfinale Arsenali, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Slavias së Pragës. “Topçinjtë” e Mikel Artetës zhbllokuan sfidën në minutën e 86’ me anë të Nicolas Pepe, por miqtë barazuan në shtesë me Holes, ndërsa kualifikimi është shtyrë për në ndeshjen e kthimit në Çeki.

Me një këmbë në gjysmëfinale është edhe Man. Junajted, që triumfoi me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën ndaj spanjollëve të Granadës. Markus Rashford në pjesën e parë dhe Bruno Fernandes me penallti afër fundit, ishin autorët e golave për “Djajtë e Kuq”.

Në sfidën e fundit të mbrëmjes, skuadra e vetme ballkanase në çerekfinale, Dinamo e Zagrebit u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga spanjollët e Villareal, falë një goli të Morenos në minutën e 44-t të pjesës së parë.

LEXO EDHE:

Back to top button