VIDEO / Futbollist 11-vjeçar bën “magji” dhe lë nën hije Mesin dhe CR7

Nazar Mahina luan për skuadrën angleze (Leicester U-11) dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. E ka bërë këtë përmes disa videosh, në të cilat aplikon driblime që janë përtej imagjinatës dhe aftësive të moshës së tij.

Ai i lë me gojë hapur jo vetëm kundërshtarët e tij, por edhe yjet e këtij sporti, të cilët i kanë të pamundura t’i bëjnë këto lloj veprimesh me topin. Duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme, Nazar zakonisht i driblon kundërshtarët si birila, si të dojë, me lëvizje karakteristike të stilit të lirë.

Nuk është çudi, Nazar tashmë mban fanellën me numrin 10 në ekipin anglez U-11. Në Instagramin e tij, Nazar poston edhe disa video nga seancat stërvitore. Ai është vetëm 10 vjeç dhe tashmë ka më shumë se 30.000 ndjekës në Instagram.

Talenti është i patëmetë tek ai, por mbetet të shihet se deri ku mund të arrijë në futboll. Pritshmëritë për të janë të larta, ndaj jo më kot ka ngërthyer interesin e disa klubeve të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button