Futbollistët e FC Shkupit, në gjumë, në serviset e ushqimit të shpejtë?!

Një pjesë e mediave kroate kanë dalë me një rrëfim të pabesueshëm se çfarë u ka ndodhur futbollistëve të FC Shkupit , në rrugën e kthimit nga Gjibraltari, ku u takuan me skuadrën Linkolnit. Një rikthim që zgjati më shumë se dy ditë.

Mediat kroate raportojnë se futbollistët kanë udhëtuar me linjë të rregullt dhe jo me çarter. Pas ndeshjes me Linkollnin, lojtarët kanë kaluar 8 orë në plazh, dhe më pas udhëtuan me avion nga Malaga në Vjenë. Atje, në kryeqytetin e Austrisë, në një hotel, ata flinin, në MekDonald’s, një restorant të ushqimit të shpejtë.

Më pas ata udhëtuan nga Vjena me avion drejt Beogradit, për të arritur më në fund, me autobus në Shkup. SIpas shkrimit të portalit Index.hr, është një lëvizje e pazakontë për një skuadër profesionale.

Mediat kroate kanë shfaqur një video ku shihen personat që ishin pjesë e ekspeditës të FC Shkupit në Vjenë, ishin në MekDonald’s, duke fjetur në stola, dukshëm të lodhur nga udhëtimi i gjatë./sportmedia/

LEXO EDHE:

Back to top button