Barcelona ka marrë ‘hakmarrjen’ ndaj Athletic Bilbaos pas eliminimit që i bëri në Kupën e Mbretit, duke e mposhtur në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Pas një topi të kthyer nga goditja me kokë e Zherard Pike, përfitoi sulmuesi Pier-Emerik Aubamejang që shënoi në mënyrë fenomenale për të ndryshuar rezultatin (37′). Barcelona vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë. Ishte i inkuadruari Ousmane Dembele që shënoi një supergol pas një asistimi të De Jong (73′). Sapo u inkuadrua në lojë, Luuk De Jong shënoi golin e tretë, pas harkimit të Dembeles. Fitoren e Barçës e vulosi i kthyer nga lëndim Mempfis Depaj në momentet e fundit (90+5).
Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katër me 45 pikë, derisa Bilbao zë vendin e tetë me 37 pikë.








