VIDEO / Napoli mund Lacion dhe merr kreun në Seria A
Skuadra e Napolit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 27-të në Seria A. Ndeshja ishte në përgjithësi e baraspeshuar me Lazion që kishte më shumë mundësi shënimi, por Napoli shënoi në fundin e takimit për 1:2.
Lorenzo Insinje shënoi në minutën e 62-të të takimit pas një asistimi të Elmas, për të zhbllokuar rezultatin. Italiani realizoi edhe pas shtatë minutave, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Lazio nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Pedros që shënoi një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’). Sidoqoftë, Napoli nuk u ndal dhe gjeti sërish golin përmes Fabian Ruiz në fundin e takimit (90+5). Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi paraqitje të plotë, ndërsa ishte mahnitës në disa raste.
Me këtë fitore, Napoli merr kreun me 57 pikë, derisa Lazio zë pozitën e tetë me 42 pikë.







