Video / Gafa e pabesueshme e Eshli Jangut

Interi ka marrë një fitore dramatike 3-2 kundër Borusia Mynshengladbahu dhe mban gjallë shpresën për t’u kualifikuar në 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Një fitore që mund të kishte qenë më pak e vuajtur nëse Eshli Jang nuk do të kishte bërë një super gafë në minutat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi zikaltër, në fakt, nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë një hap lag vijës fatale me portën e boshatisur. Një gabim që mund t’u kishte kushtuar shumë milanezëve nëse VAR nuk do të kishte anuluar golin e barazimit 3-3 të Plea në fundin e ndeshjes.