VIDEO / Goditi bashkëlojtarin e tij, skuadra e çoi në shtëpi gjatë lojës

Një situatë e pabesueshme ndodhi në basketbollin amerikan, në ndeshjen mes Minesotes dhe Nju Orlinsit, kur Rudi Gobert goditi shokun e tij të skuadrës, Kajll Anderson.

Përplasja ndodhi në fund të pjesës së parë, ku Minesota po humbiste me 12 pikë para tifozëve të vet, ku Gobert dhe Anderson fillimisht u përplasen verbalisht, për ta goditur më pas. Trajneri i skuadrës vendosi që menjëherë lojtarin ta dërgonte në shtëpi, pas këtij gjesti të turpshëm.

“Vendosëm ta dërgojmë Gobertin në shtëpi pas incidentit. Sjellja e tij në stol ishte e papranueshme dhe ne do ta zgjidhim këtë situatë brenda skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit, i cili fitoi mbrëmë me rezultatin 113:108.

 

LEXO EDHE:

Back to top button