Video/ Goli i Thaqit në konkurencë për golin më të mirë në Ligën e Konferencës

Skuadra e Ballkanit ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori. Golat në këtë fitore u shënuan nga Armend Thaqi (20’), Arbër Potoku (31’), Meriton Korenica (66’) dhe Ermal Kraniqi (90+4).

Megjithatë, pavarësisht se të gjithë golat ishin të bukur dhe ndërtuar nga aksion të rrjedhshme, njëri ka ‘vjedhur vëmendjen’ dhe po vlerësohet më shumë.

Është pikërisht goli i parë i shënuar nga mbrojtësi Armend Thaqi, i cili ishte i papërmbajtshëm me një supergol nga distanca. Reprezentuesi i Kosovës dërgoi një goditje të fortë, teknike dhe shumë të saktë nga rreth 30 metra, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit vendas.

Ky gol i Thaqit po vlerësohet lartë edhe nga vet Liga e Konferencës, e cila e ka zgjedhur në ‘Top 4’ nominimet për golin më të mirë të kësaj jave apo xhiros së tretë të ndeshjeve.

 

 

Thaqi në këtë garë do të ketë kundërshtar emra si Kristian Kouame, Euklides Kabral dhe Aleks Baena, të cilët gjithashtu shënuan gola të bukur.

LEXO EDHE:

Back to top button