VIDEO / Grushtohet arbitri, kërkohet ndihmë nga rrjetet sociale për ta identifikuar
Pavel Fernández, analist i arbitrimit për “Radio Marca”, e ndau videoklipin në llogarinë e tij në Twitter, duke bërë thirrje për shpërndarje masive në përpjekje për të identifikuar agresorin, babain e një lojtari nga ekipi vizitor, i cili u fut në fushë në fund të lojës dhe goditi njërin nga arbitrat.
Kjo ndodhi në ndeshjen e të rinjve, Juventud Saluqueña-CD Sanlucar. Siç raportojnë mediat lokale në Kadiz, gjyqtari David Cervantes, 22 vjeç, dhe kolegët e tij u përpoqën të mbroheshin në dhomën e zhveshjes pas sulmit dhe sherrit të madh që u krijua pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, që përfundoi me fitoren (2-1) për vendasit.
Partido de Juveniles entre @juvesanluquena y @CDSanlucar.
El padre de un jugador y directivo de los visitantes ingresa al terreno de juego y le propina un puñetazo a uno de los árbitros.
Por favor, un retuit para que a este delincuente se le caiga la cara de vergüenza. pic.twitter.com/uBnPyH6G1V— Pável Fernández García (@pavelfernandez_) October 16, 2022
Një tjetër treshe arbitrash, që do të gjykonte ndeshjen tjetër (e cila përfundoi e pezulluar) ndihmoi në mbrojtjen e “viktimës’ derisa autoritetet mbërritën dhe ai u dërgua në spital për një vlerësim specifik. Mjekët përjashtuan ndonjë dëmtim të madh përtej mavijosjes nga goditja e dhunshme e marrë./Telesport/