VIDEO / Guardiola zbulon talentin e ri në Kroaci, vjen oferta prej 12 mln euro

Pep Guardiola nuk është i vetmi që e ka vënë re, por duket se është ai që mund “të vërë bast” më shumë për të. Trajneri katalanas i Man. Sitit dhe departamenti i ‘skautingut’ tashmë janë duke punuar mbi merkaton e verës. Sipas “The Athletic”, ata kanë vënë re një mbrojtës shumë të ri, që luan me kroatët e Hajduk Splitit, i cili është vetëm 16 vjeç.

Bëhet fjalë për Luka Vushkoviç, një qendërmbrojtës 1.93 metra, i cili tashmë ka debutuar në ekipin e parë. Mësohet se për të është interesuar edhe PSZH muaj më parë.

Megjithatë, sipas medias së sipërpërmendur, klubi nga “Etihad” ka bërë ofertën e parë serioze, duke i vendosur Hajduk Splitit në tavolinë 12 milionë euro (10, plus 2 milionë bonuse). Lojtari në fjalë sapo ka rinovuar me klubin kroat deri në janar të vitit 2026.

 

LEXO EDHE:

Back to top button