VIDEO / Ish ylli i Barcelonës, largohet nga terreni pas 9 sekonda!?

Zhan Kler Todibo, u ndëshkua me kartonin e kuq vetëm pas 9 sekonda nga fillimi i ndeshjes së Nicës në Ligue 1 kundër Anxherit. Ish-ylli i Barcelona-s ishte titllar për sfidën në “Allianz Riviera”, por nuk djersitur shumë para se të kthehej në dhomën e zhveshjes.
Pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Todibo shkaktoi një faull dhe arbitri gjykoi se 22-vjeçari i kishte mohuar një mundësi të qartë për të shënuar kundërshtarit dhe e ndëshkoi atë me të kuq.
Skuadra e Lusien Favre arriti t’i bënte ballë inferioritetit numerik deri në minutën e 43-të, kur Bentaleb ka kaluar në avantazh Angers. Barazia numerike në fushë u vendos në minutën e 62-të, me Boufal që ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për simulim. Fillimi i këtij sezoni ka qenë shumë i keq për Nicën, me “kuqezinjtë” që kanë pësuar katër humbje në tetë javët e para të kampionatit.