VIDEO / Kaos në Brazil, tifozët thyejnë monitorin e VAR-it

Skena të tmershme vijnë nga Brazili, pas përfundimit të ndeshjes në mes Gremios dhe Palmeiras, në të cilën skuadra mysafire shënoi fitore me rezultat 3-1. Tifozët e skuadrës vendase, tw pakwnaqur nga rezultati, pas përfundimit të ndeshjes, u futën në terren dhe u munduan që të shkatërrojnë monitorët për sistemin VAR.

Futbollistët e Gremio-s u munduan që të ikin drejt zhveshtoreve, derisa ishte një kaos i vërtetë në terrenin e gjelbër. Një grup i tifozëve u munduan që të përballen me sigurimin, duke i goditur edhe me grushta, mirëpo pas paraqitjes së policisë, tifozët u tërhoqën në tribuna dhe u qetësua situata në përgjithësi.

Kujtojmë se skuadra e Gremio-s, është në situatë të vështirë, pasi që është në vendin e parafundit me 15 disfata në 27 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button