VIDEO / Kapitenët vendosin me lojën “gurë, letër, gërshërë”

Në takimin në mes skuadrave ruse Krilja Sovjetov dhe Rostov, para fillimit të ndeshjes, të dy kapitenët e skuadrave, vendosën në mënyrë të çuditshme se në cilën anë të fushë do të luajnë dhe cili do të ketë prekjen e parë të topit.
Pasi që arbitri kryesore kishte harruar monedhën e zakonshme, ai kërkoi nga dy lojtarët të sfidoheshin me lojën, “gurrë, letër, gërshërë”, për të bërë zgjedhjen fillestare të takimit futbollistike.
Pas këtij momenti, dy kapitenët e skuadrave, buzëqeshën dhe pranuan që në këtë mënyrë të kryejnë detyrën e zakonshme të arbitrit kryesor. Ndërkohë pas 90 minutave lojë, fitores iu gëzua skuadra e Krilja Sovjetov me rezultat 4-2.