Mjekët francezë kundërshtojnë ultimatumin e Macronit për vaksinim obligativ

Qeveria franceze pritet që të ballafaqohet me mijëra punonjës shëndetësorë lidhur me masën e re që e bën të obligueshëm vaksinimin e tyre kundër COVID-19, ose në kundërtën do t’i presë pezullimi pa pagesë.

Qysh nga e mërkura, stafi i spitaleve, ngasësit e ambulancave, punëtorët në qendrat e pensionistëve, mjekët privatë dhe zjarrfikësit – rreth 2.7 milionë njerëz në total – duhet që të dokumentojnë se kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Dy muaj më parë, presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar këtë ultimatum, por megjithëkëtë me mijëra punëtorë ende nuk janë vaksinuar. Sindikata më e madhe e sektorit publik ka tërhequr vërejtjen për “katastrofë shëndetësore”, po qe se qeveria pezullon një numër të madh të punëtorëve shëndetësorë dhe e ndalon punën private për mjekët. Mijëra punëtorë shëndetësorë u janë bashkuar protestave javore kundër “certifikatës shëndetësore” që kërkohet për hyrje në restorante, kafene dhe muze. Të martën, qindra punëtorë shëndetësorë morën pjesë në protestën e sindikatës para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button