VIDEO/ Kielini luajti nga një minutë për çdo sezon dhe u largua me lot në sy

Mbrojtësi Legjendar Xhorxhio Kielini ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Juventusit në Torino dhe ndoshta ka qenë ndeshja e tij e fundit për “Zonjën e Vjetër” në përgjithësi. Kiellini ishte titullar në ndeshjen me Lazion, por luajti vetëm 16 minuta. Ky ishte plani i saj, të niste ndeshjen, të luante për disa minuta dhe të dilte për t’i dhënë lamtumirën tifozëve.

Kiellini u prit me ovacione nga tifozët, emocionet e tij ishin të mëdha, por edhe nga të gjithë te Juventusi. Ai luajti 120 minuta kundër Interit në Kupën e Italisë, ndaj sot Allegri vendosi t’i japë vetëm minuta simbolike për t’i dhënë lamtumirën në mënyrën e duhur.

 

Juventusi në xhiron e fundit do të përballet me Fiorentinën, por pritshmëritë janë që Kiellini të mos luajë në atë ndeshje, çka do të thotë se sot ishin minutat e tij të fundit në fanellën e Juventusit.

Kielini bëri debutimin e tij te Juventusi më 15 tetor 2005 kundër Mesina-s dhe që atëherë ka veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” plot 560 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button