VIDEO / Kielini shënon golin e parë në SHBA dhe bën një dedikim special

Los Anxhelos FC, e nisi sezonin e ri në MLS me një fitore 3-2 ndaj Portland Timbers. Sfida u zhbllokua nga Xhiorxhio Kielini në minutën e 24’. Ish mbrojtësi i Juventusit, gjeti golin e pare në tokën amerikane. Goli i mbrojtësit të njohur erdhi në 5-vjetorin e vdekjes së Davide Astorit, andaj Kielini nuk e harron ish-kapitenin e Fiorentinës dhe mikun e tij.

38-vjeçari bëri një përshëndetje ushtarake (të njëjtin gjest bëri Vitor Hugo në Fiorentina-Benevento menjëherë pas vdekjes së Astorit) dhe më pas ngriti krahun e majtë drejt qiellit për Astorin.
Giorgio Chiellini scored and dedicated his goal to Davide Astori 💜 pic.twitter.com/tfLCFvcsPT
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) March 4, 2023
Përpara fillimit të ndeshjes, Kiellini kishte shkruar në Tuiter: “5 vjet nga ajo ditë e mallkuar. Davide, gjithmonë me ne”.