VIDEO/ Koreografi mahnitëse nga tifozët e River Plejtit, në klasikën argjentinase

Pamjet mahnitëse vijnë nga kampionati argjentinas. Bëhet fjalë për supersfidën historike mes River Plejtit dhe Boka Juniorin, që u mbyll në barazim 1-1.
Në duelin e zhvilluar në stadiumin e River Plejtit, tifozët e skuadrës vendase dhuruan një “shou” spektakolar me koreografinë e përgatitur.
I gjithë stadiumi ishte i mbuluar me shirita bardhekuqe, ndërkohë që një spektakël piroteknik shpërtheu para pak startit të sfidës. Pamje me të vërtet spektakolare, që janë duke bërë xhiron e rrjetit.
UN RECIBIMIENTO MONUMENTAL ⚪🔴⚪
Los hinchas de River y un marco espectacular en una nueva edición del Superclásico ante Boca #LPFxTNTSports pic.twitter.com/lqsRRcBOor
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) February 25, 2024