VIDEO/ Koreografia speciale në Turqi, që solli emocione të veçanta

Trabzonspori zhvilloi ndeshjen e parë me eliminim direkt në Ligën e Konferencës kundër Bazelit, ndaj të cilit fitoi me rezultatin 1-0. E gjithë vëmendjen e mori koreografia speciale e klubit turk. Ata shpalosën një figurë të madhe në të cilën dukej qartë një pjestar i forcave të shpëtimit që mbante në krahë një foshnjë që e kishte shpëtuar nga rrënojat e tërmetit të madh që preku Turqinë, një qen i forcave të shpëtimit, i cili mendohet të jetë qeni i shtetit të Meksikës që dha jetën duke gjetur dhjetra njerëz me shenja jete dhe një dorë e cila del nga rrënojat dhe që mban flamurin e shtetit turk.

Në helmetën e personit të forcave të shpëtimit shihen flamujt e shteteve të cilat kanë ndihmuar Turqinë dhe qartë duket edhe flamuri i Shqipërisë.

Në momentin që kjo koreografi u shfaq në tribunë, pjesa tjetër e tifozëve mbanin në duar nga një flamur turk duke krijuar një atmosferë tepër emocionuese për të gjithë.

LEXO EDHE:

Back to top button