Në destinacion pas 100 vjetësh, letra e vitit 1916 mbërrin në duart e 27-vjeçarit

Në destinacion pas 100 vjetësh, letra e vitit 1916 mbërrin në duart e 27-vjeçarit

Një letër e shkruar në shkurt të 1916-s ka mbërritur në një apartament në jug të Londrës mbi 100 vjet më vonë.

Zarfi, që mban shenjën e postës dhe një stampë me kokën e mbretit George V, mbërriti në shtëpinë e Finlay Glen, në rrugën Hamlet, në vitin 2021.

“Ne mbetëm të habitur dhe pyetëm veten se si mund të ketë qarkulluar letra për më shumë se 100 vjet”, tha Glen.

Nga ana e saj, Posta Mbretërore deklaroi se nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë rast.

Letra ishte dërguar dy vjet përpara Luftës së Parë Botërore dhe mbreti George V kishte qenë në fron për pesë vjet.

Kryeministrat e ardhshëm, Harold Wilson dhe Sir Edward Heath lindën të dy më vonë gjatë të njëjtit vit.

Edhe pse në Britaninë e Madhe mund të jetë një krim hapja e letrave të të tjerëve, poseduesi i saj tha se iu duke gjëja e duhur për t’u bërë kur konstatoi se ajo ishte e vitit 1916 dhe jo e 2016-s.

“Nëse kam kryer një krim, atëherë mund vetëm të kërkoj falje”, tha 27-vjeçari.

Letra i ishte dedikuar një gruaje të quajtur Katie, që sipas mediave britanike ishte bashkëshortja e manjatit të pullave Oswald Marsh.

LEXO EDHE:

Back to top button