Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo shënoi një ‘gol fantazmë’ të çmendur për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Ahli. Al Nassr hyri në takimin e tyre me shpresën për të fituar terren në garën për titull në Superligën e Arabisë Saudite kundër Al Ahli, i cili mburret me një skuadër yjesh si Rijad Mahrez, Roberto Firminjo dhe Allan Saint-Maksimin.
Dhe ndërsa skuadra e Luis Kastros nisi ndeshjen duke ardhur nga fitoret në katër ndeshjet e fundit të ligës, Al Ahli kishte marrë pesë fitore në gjashtë përballje të Superligës së Arabisë Saudite këtë sezon. Por ishte Al Nassr dhe Ronaldo – ata që shënuan golin e parë, në atë që mund të rezultojë të jetë më i çuditshmi nga mbi 800 golat që superylli portugez ka shënuar në karrierën e tij historike.
🚨🚨| GOAL: Ronaldo gives Al Nassr the lead!
Al Nassr 1-0 Al Ahli
— CentreGoals. (@centregoals) September 22, 2023
Sadio Mane shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Al Ahlit dhe asistoi Ronaldon, i cili vrapoi drejt portës së Eduard Mendi, e cila nga përdorimi i mjeteve piroteknike në stadium ishte e tillë që portieri dhe porta u përfshinë plotësisht nga shtresat e tymit të verdhë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi topin drejt vendit ku supozoi se do të ishte goli përpara se të largohej në festë.








