VIDEO / Kujdes, tani edhe arbitri kryesor godet me kokë!?

Futbolli amator në mbarë botën është gazmor në çdo mënyrë, ndërsa nga Skocia vjen një skenë e pabesueshme nga Ligat amatore.

Në përballjen në mes skuadrës së Stenli Atletik dhe Port Glasgou Junajted, pran rezultat 6-2, ndeshja u ndërpre në minutën e 92-të për shkak të një situate të paparë deri më parë.

Një spektator hyri në fushë deri në vijën e jashtme të terrenit të gjelbër. Arbitri kryesor iu afrua dhe e goditi me kokë, për ta nokautuar.

Menjëherë reaguan zyrtarët dhe ekipet dhe ndeshja u pezullua edhe pse ishte në kohën shtesë të kohës së rregullt dhe skuadra vendase ishte pran një fitores bindëse.

LEXO EDHE:

Back to top button