VIDEO / Kurdisje klasike, nuk shënohet asnjë pikë në 6 minutat e fundit!

Në përballjen e basketbollit në mes skuadrave të Delipros dhe Hiberniansit, në kuadër të kampionatit të Maltës, nuk u shënua asnjë pikë në 6 minutat e fundit!

Rezultati 69-68 për skuadrën vendase, nuk u ndryshua deri në fund të takimit, duke nxitur dyshimet për një përballje të kurdisur në basketboll. Basketbollistët e të dy skuadrave, hedhnin topin jastë vijës anesore ose asaj fundore dhe askush nuk shkonte në sulm drejt tabelës kundërshtare.

Federata e Basketbollit të Maltës regaoi mënjehërë dhe pezulloi ndeshjen, duke përjashtuar të dy ekipet nga liga. Që të dy trajnerët e skuadrave janë pezulluar deri në fund të sezonit 2022/23, ndërsa basketbollistët e involvuar në lojë, në ato 6 minutat e fundit, janë pezulluar me 3 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button