Ousmane Dembele, Fermin Lopez dhe Ferran Torres i shënuan golat për Barcelonën në fitoren2-0 ndaj Real Madridit. Në këtë sfidë kishte disa paraqitje të shkëlqyera nga Barcelona, duke përfshirë Erik Garsia-n dhe Frenki De Jong, por ishte Lopez, ai që vodhi shfaqjen. Përveç golit, Lopez gjithashtu asistoi mjeshtërisht për Torresin te goli i tretë i Barcelonës, duke e bërë atë një paraqitje ëndrrash për 20-vjeçarin.
Jashtë sferës së “La Masias”, ai nuk është shumë i njohur, por me siguri do të jetë pas kësaj performance. Lopez lindi në El Campillo në Huelva të Andaluzisë më 11 maj 2003.
Ai fillimisht iu bashkua Akademisë së Real Betisit si i ri, përpara se të kalonte te Barcelona në moshën 13 vjeçare, duke iu bashkuar skuadrës së tyre “Infantil A”. Këtu ai kryqëzoi rrugët me Alehandro Balde dhe Gavi-n, me të cilët është ende mik shumë i ngushtë. Lopez, i cili zakonisht luan si mesfushor sulmues, nuk arriti të bindë zyrtarët e Barca Atletic verën e kaluar, gjë që shkaktoi një huazim te Linares, ku ai shënoi 12 gola dhe 4 asistime në 40 ndeshje, duke përfshirë tre në “Copa del Rey”.
Ferran slams the door shut in #ElClásico! 💥 pic.twitter.com/SraHSndvnC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 30, 2023
Kjo konfirmoi aftësinë e tij për të luajtur për ekipin e dytë të Barcelonës, por Çavi Hernandez i dha atij mundësinë për të bërë përshtypje në ekipin e parë këtë verë. Lopez luajti kundër Arsenalit të enjten dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse, por është shfaqja e tij kundër Real Madridit që do të ketë shumë për të folur për të.
Ai ka të ngjarë të luajë mes Barcelonës dhe Barca Atletic në sezonin e ardhshëm, nëse vazhdon të lërë përshtypje te Çavi, i cili mund të ketë një yll tjetër në duart e tij.








