VIDEO /Lejkers eliminon kampionin aktual, tani do të sfidojë Denverin

Skuadra e Los Anxheles Lejkers është kualifikuar në finale të play-offit në Konferencën e Perëndimit në NBA. Lekersat mposhtën 122 me 101 ekipin e Golden Stejt Uarriors, duke mbyllur serinë me 4-2 në fitore.

Më i miri basketbollist në këtë ndeshje ishte Stefon Kerri, me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asiste. Ndërsa te skuadra fituese më i miri ishte LeBron Xhejms me 30 pikë, 9 kërcime dhe 9 asiste.

Los Anxhelos Lejkers në fazen finale të Konferencës së Perëndimit, do të luajnë kundër Denver Nagetsit. Kujtojmë që në finale të Konferencës së Lindjes, u kualifikua edhe skuadra e Majami Heat, që eliminoi me serinë 4-2 ekipin e Nju Jork Niks.

LEXO EDHE:

Back to top button