Nga Brazili vjen tjetër video me një gaf të madh të futbollit. Edhe pse “kariokët” janë të njohur si mjeshtër të vërtetë të futbollit, tani në një sfidë elitare, ndodhi e kundërta, ku të gjithë në stadium nuk kishin se si të reagonin ndryshe, por të qeshen në një lëvizje “fantastike” të lojtarit të Palmeirasit.
-oiii minha linda, como vc tá?
-tô bem, amigo.pic.twitter.com/DPfS3wZtke— Balotelli Romântico (@balotaromantico) June 29, 2022
Bëhet fjalë për Gustavo Skarpa-n, i cili në momentin e ekzekutimit të rivënie nga këndi, në mënyrë të çuditshme, arriti që të godas në këmbën e arbitrit anësor dhe të lëndohet, pa prekur fare topin. Tifozët shpërthyen së qeshuri, ndërsa arbitri anësor menjëherë kërkoi falje që bllokoi tentimin e futbollistit të Palmeirasit.








