VIDEO/ Lojë taktike nga dy trajnerët, gjithçka vendoset në “Etihad”

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Man. Sitit me rezultatin 1-1. Të parët në epërsi kaluan ekipi i Karlo Ançelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë me një super gol nga mesfushori i kombëtares së Belgjikës, Kevin De Brujne në minutën e 67 ’të.

Pas këtij goli, dy skuadrat kërkuan të shënonin, por nuk arritën falë intervenimeve të dy portierëve, Kurtua dhe Ederson. Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button