VIDEO/ Lufta verbal dhe me shenja mes Kontes dhe Anjelit

Në “Allianz Stadium”, pas përfundimit të ndeshjes kthyese në mes Juventusit dhe Interit, ishte regjistruar një incident mes presidentit të Juventusit, Andrea Anjellit dhe trajnerit të Interit, Antonio Konte. Presidenti u dëgjua në kamera duke thënë: ‘Ik *irdhu, mbylle gojën budalla’, drejtuar Kontes.

 

Ndërsa, trajneri u kundërpërgjigj duke i drejtuar gishtin e mesëm, derisa pas ndeshjes tha se ata duhet të tregojnë më shumë respekt.

 

 

“Mendoj se Juventusi duhet të tregojë më shumë respekt. Ata duhet të jenë më të mirë me ata që punojnë”, ishin fjalët e Kontes.

 

Ndërkohë, kujtojmë se me parë dyshja ishin të afërt në kohën kur Konte ishte në stolin e Juventusit.

LEXO EDHE:

Back to top button