VIDEO / Lugano mund Basellin, Albian Hajdari shënon gol

Skuadra e Lugano-s para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Baselit, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit zviceran. Albian Hajdari në minutën e 44-të ka shënuar pas asistimit të Steffen.  Në minutën e 69-të, Steffen vulosi fitoren në 2:0.

Portieri Amir Shaipi është paraqitur nga minuta e parë së bashku me Albian Hajdarin për Luganon dhe Taulant Xhaka e Dion Kacurri luajtën standardë për Baselin.

Shkëlqim Vladi është paraqitur nga minuta e 78-të për Luganon.  Kacurri është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 55-të e është zëvendësuar në të 79-tën.

Lugano përforcon vendin e tretë me 52 pikë dhe ka tre pikë më pak se lideri Jang Bojs (një ndeshje më pak) dhe Baseli renditet në vend të 10-të me 35 pikë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button