VIDEO / Man. Siti harron fitoren, “Djajtë e Kuq” mundi Çellsin

Vazhdon kriza e Man. Sitit që ka harruar te fitoje tashme prej 4 ndeshjesh radhazi dhe së fundmi ka marë një goditje të rëndë duke humbur në fushën e Aston Villa-s. Goli i vetëm i ndeshjes u shenua nga Baili në pjesën e dytë, teksa skuadra e Emerit ka qenë gjatë gjithë pjesës së dytë në menaxhimin dhe kampionët në fuqi kanë bërë shumë pak për të reaguar. Madje Aston Villa iu afrua edhe golit të dytë që do të ishte i merituar për atë që treguan. Në pjesën e parë, Haaland shpërdoroi një rast të mirë teksa Aston Villas iu anulua një gol.
Në sfidën tjetër, në “Old Trafford”, Man. Junajted mori një fitore karrakteri teksa me dy golat e Skot MekTominej arriti të mposhtë Çellsin që kishte gjetur golin e barazimit me Palmerin, teksa Bruno Fernandes gaboi dhe penallti. Skuadra e Ten Hag jep një fije shpresë, teksa Çellsi vazhdon me luhatje të madhe.
Një mundesi e artë u shfaq për Armando Broja që me kokë në shtyllen e dytë u ndal nga shtylla dhe Onana ishte me fat, pasi mund te ishte goli për 2-2.