VIDEO / Man. Siti i falet Hallandit, Reali i sigurtë në Madrid

Mançester Siti është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Borusia Dortmundin (2-1) në “Etihad Stadium”, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve. Në gjysmën e dytë, ishin mysafirët ata që shënuan të parët përmes Jude Bellingham, i cili u asistua nga Marko Rojs. Megjithatë, nikoqirët u rikthyen për ta barazuar rezultatin me golin e Xhon Stouns, i cili shënoi falë asistimit nga Kevin De Brujne (80’). Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes ish-sulmues i BVB, Erling Haaland (84’), asistues ishte Zhoao Kanselo.

 

 

Real Madridi ka arritur fitore përballë RB Leipzigut (2-0) në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve. Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti golin në fraksionin e parë të lojës, ashtu që shkuan në pushim me rrjetat e paprekura. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 80-të të takimit, kur Los Blancos kaluan në epërsi. Marco Asensio e vulosi fitoren e Mbretërve (90’+1) pas asistimit nga mesfushori kreativ, Toni Kroos. Me këtë fitore, kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve vazhdon primatin në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, derisa Leipzigu ka pësuar dy humbje

 

Çellsi nuk ka arritur të fitojë ndaj Salzburgut (1-1) në “Stamford Brixh” në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve. Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Mount bëri një asistim të mirë drejt Rahim Sterling, i cili realizoi gol të bukur.

Megjithatë, Salzburgu nuk u dorëzua dhe i asistuar nga Junior Adamu, Noah Okafor e barazoi rezultatin (75’). Ky rezultoi të ishte goli i barazimit dhe skuadrat i ndanë pikët në kuadër të Grupit E, ku Çellsi mbetet në fund me vetëm një pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button