Video/ Maqedonia, fitore e parë në transfertë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave, në Allmati, regjistroi fitoren e parë në transfertë, duke mundur Kazakistanin me 3-0. Në sfidën e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Gentiana Roçi regjistroi dy gola, ndërsa një gol e shënoi Shemsoviqi.
Me këtë fitore, Maqedonia u ndal në vendin e parafundit të garave në grupe, duke lënë pas vetëm kombëtaren e Kazakistanit. Për herë të parë, Maqedonia shënoi fitore në transfertë dhe për herë të parë regjistroi dy fitore në kuadër të ciklit eliminator të Kampionatit Evropian.