VIDEO/ Mbape sërish “shpëton” Paris Sen Zhermenin ndaj Strasburgut

Ka përfunduar me rezultatin 2 me 1, përballja mes PSZH-së dhe Strasburgut, në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris, rezultat ky që padyshim pritej duke llogaritur grupin e lojtarëve, që parizienët kanë në dispozicion. Parisi e nisi me vrull këtë përballje dhe arriti të shënonte që në minutën e 14’, pas një goditje këndi, ku Markinjos kërceu më lart nga të gjithë, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Mirëpo, ndeshja nuk mbaroi aty, pasi me startimin e pjesës së dytë, me konkretisht në minutën e 53’, do të ishte po Markinjos që shënonte sërish, por këtë herë në portën e tij, duke i dhuruar barazimin kundërshtarëve.

Ndeshja mund të thuhet se “u mbyll” në minutën e 63’, ku Nejmar u “përzu” nga fusha, pas kartonit të kuq, të dhënë nga arbitri Turnip, por një penallti e akorduar në minutë e 94′, u kthye në gol nga Kilian Mbape.

 

PSZH është në vendin e parë në Ligue 1 dhe ndodhet në një pozicion mjaft komod, ku ka grumbulluar plot 42 pikë, 6 më shumë se Lens i vendit të dytë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button