VIDEO / Mbrojtësi mysafir i dhuron fitoren skuadrës së Piolit

Al Nassr-i i Stefano Piolit, triumfoi me rezultatin 1-2 në duelin ndaj Al Hazem, të vlefshme për raundin e 1/16-ve të King Cup. Edhe pse pa Kristiano Ronaldon, Al Nassr, arriti të triumfonte, duke siguruar kualifikimin.

Mane zhbllokoi sfidën në minutën e 45+6, ndërkohë që Al Sajali barazoi shifrat në minutën e 62-të. Në fundin e sfidës, skuadra vendase regjistroi një gafe amatoreske, ku mbrojtësi nuk u mor vesh me portierin, duke i dhuruar golin Bushal, që me portën e boshatisur, e pati shumë të thjeshtë të shënonte.

LEXO EDHE:

Back to top button