VIDEO / Mesi, Maradona, CR7, Ronaldo, Krojf e Zidan kopjuan “shpikjet” e Pele

Bota e futbollit është në zi teksa një nga më të mëdhenjtë, në mos më i madhi i këtij sporti, Pele tashmë nuk është më mes nesh. Legjenda braziliane u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare si pasojë e një sëmundje të keqe me të cilën luftonte prej më shumë se një viti.

Megjithatë, trashëgimia që i ka lënë futbollit Pele është e pamasë ndërsa me anë të një video tejet të veçantë, e përditshmja spanjolle “Marca”, tregon se si levizjet e Pele janë kopjuar më pas edhe nga yjet e tjerë të futbollit. Bëhet fjalë për legjenda si Maradona, Krojf, Zidan, Ronaldo e deri tek lojtarët e ditëve të sotëm, Mesi e Kristiano Ronaldo.

Ngjashmëria është e frikshme, me Pele që klasin ka pasur shansin ta shfaqë i pari dhe më pas të tjerëve iu është dashur ta ndjekin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button