Pagesat në tenis, tetë tenist dhe dy femra janë më të paguar

Tetë meshkuj dhe dy femra përbëjnë renditjen e 10 tenistëve më të paguar të vitit 2022. Një “Top-10”, ku shuma totale e premio që këta tenistë kanë arkëtuar kalon të 70 milionë dollarë.

Adoleshenti spanjoll Karlos Alkaraz mbetet më i paguari i këtij viti në sportin e raketës, duke marrë edhe kreun e renditjes botërore.

Ai la pas edhe Gjokoviçin, Nadallin dhe Iga Sviatekun, numrin 1 në botë për femra.

“Top-10” më të paguarit 2022

1-Karlos Alkaraz, 10.1 milionë dollarë

2-Novak Gjokovic, 9.9 milionë dollarë

3-Iga Sviatek, 9.8 milionë dollarë

4-Rafael Nadal, 9.3 milionë dollarë

5-Kasper Ruud, 8.1 milionë dollarë

6-Stefanos CiCipas, 6.6 milionë dollarë

7-Ons Zhabeur, 4.9 milionë dollarë

8-Feliz Auger-Aliassime, 4,8 milionë dollarë

9-Andrej Rublev, 4,6 milionë dollarë

10-Tejlor Fritz, 4.5 milionë dollarë

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button