VIDEO / Mesi rikthehet në stërvitje, pritet me çmim modest nga PSZH

I freskët nga pushimet pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, 35-vjeçari la vendlindjen e tij Rosario të hënën në mbrëmje me familjen e tij dhe zbarkoi dje në aeroportin Le Bourget. Pas festimeve madhështore pas titullit të fituar në Katar, Messi përfitoi disa ditë pushime me familjen e tij përapara se të bashkohej me shokët e skuadrës në klubin francez.

Messi është nderuar me një çmim modest nga klubi i tij, pasi i bënë një pritje me duartrokitje dhe në fund i dhanë edhe një trofe të vogël.

Ai është lojtari i fundit i PSG-së i përfshirë në Kupën e Botës që kthehet në fushat stërvitore. Mbappe, kundërshtari i tij në finale, si dhe marokeni Hakimi, janë kthyer më 21 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button