VIDEO/ Messi me paraqitje ndryshe, e “djeg” festën në Argjentinë

Lionel Mesi po jeton me gjithë zemër çdo moment pas fitores së Kupës së Botës në Katar. Festimet në Argjentinë për yllin e tretë në fanellë duket se nuk kanë fund. Të gjithë lojtarët e festuan titullin në mënyrën e tyre dhe u kthyen në vendlindjet e tyre për ta shijuar me bashkëqytetarët e tyre.

I fundit që ka dalë në dritë është Leo Mesi, i cili u kap në video duke festuar e duke kënduar këngën e famshme “Muchachos”.

 

Messi shkoi në Rosario për të takuar mikun e tij Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e krishtlindjeve së bashku. Megjithatë, gjatë pushimeve, ylli argjentinas vazhdoi të festonte titullin dhe nuk humbi rastin të këndonte këngën që shoqëroi kombëtaren gjatë gjithë turneut. Gjithmonë pranë tij është bashkëshortja e tij bukuroshe, Antonela Rocuzo. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button