Ibrahimoviç, gati për tu kthyer në terren dhe për të vendos rekordin e ri

Sulmuesi i “kuqezinjve”, Zlatan Ibrahimoviç, po stërvitet fort për t’u rikthyer në fushë si protagonist. Suedezi nuk ka ndërmend të rishfaqet vetëm për ta bërë këtë formalisht, por dëshiron të jetë atje si një kampion i vërtetë.

Rikthimi është caktuar për më 14 shkurt, datë në të cilën do të luhet ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Tottenhamit, por ka të ngjarë që Ibra të jetë në gjendje ta sfidojë kohën dhe të jetë sërish në fushë qysh derbin e 5 shkurtit.

E sigurt është se ai do të arrijë një rekord të lartë: do të jetë lojtari më i vjetër që ka luajtur në një fushë të Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, siç analizohet nga “Tuttosport”.

Ndërkohë, Milani mirëpret Olivier Zhirun pas Botërorit, duke rifilluar një lidhje që mund të zgjasë edhe për një kohë të gjatë. Sipas asaj që raporton sot “Gazzetta dello Sport”, takimi mes palëve është planifikuar në fillim të janarit për të diskutuar rinovimin e sulmuesit francez me kuqezinjtë deri në vitin 2024. Marrëveshja tani duket se është bërë, mungon vetëm njoftimi zyrtar. Nuk ka ndonjë lajm të veçantë për shifrat, por paga aktuale prej 3.2 milionë eurosh nuk duhet të pësojë ndryshime të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button