VIDEO / Milani pëson disfatën e parë, Vlahoviç shënon dy gola

Skuadra e Milanit ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, pasi që u mund nga Fiorentina me rezultat 4-3.  Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të me anë të Alfred Duncan i cili e shfrytëzoi një gabim të portierit Tatarusanu duke e hapur sfidën. Derisa “kuqezinjtë” po e kërkonin golin e barazimit por pa sukses, vendasit tronditën “rosonerët” duke dyfishuar epërsinë në minutat shtesë dhe duke shkuar në pushim me një epërsi solide.

Në pjesën e dytë, Dushan Vlahoviç realizoi golin e tretë në minutën e 60-të për epërsinë 3-0 ndaj Milanit, derisa Ibrahimoviç me dy gola brenda pesë minutave në 62′ dhe 67′ i dha shpresa ‘rosonerëve’ për një rikthim të madh.

Sidoqoftë, djelmoshat e Piolit u treguan të pafuqishëm për të bërë përmbysjen, kësisoj ata pësuan edhe një gol tjetër i cili mbyti shpresat për “kuqezinjtë”, ku Vlahoviç realizoi edhe njëherë në minutën e 86-të për epërsinë 4-2. “Kuqezinjtë” arritën të ngushtonin epërsinë në minutën e fundit të shtesës pas një autogolit të Lorenzo Venutit për rezultatin final 4-3 në të mirë të Fiorentinës.

Milani mbetet në kuotën e 32 pikëve, gderisa Fiorentina me 21 pikë, është në pozitën e gjashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button