Gashi: Ofrojmë shans për dalje nga kriza

Kryetari i partisë Alternativa para takimit me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se për te dhe partinë e tij është me rëndësi që të jenë pjesë e një qeverie e cila do të luftoj krimin dhe korrupsionin. Gashi me këtë rast u shpreh se do të ofrojnë një shans që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë morëm vendim që tu japim një shans negociatave, për ta stabilizua vendin, për ta nxjerr vendin nga kriza, por tash varet nga kryeministri dhe partnerëve të tyre, se si e shohin ata këtë koncept, a janë të gatshëm për të bashkëpunuar me Alternativën. Mendoj se nuk do të jetë një proces i lehtë do të duhet të gjithë të shfaqim gatishmëri dhe të ndërtojmë një koncept të ri që vendi të dal nga kriza politike, edhe nga ajo energjetike, dhe shëndetësore, por edhe ajo që është më e rëndësishmja mos e lëshojmë rastin dhe të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button