VIDEO/Momenti më i përfolur në “El Clasico”, Arauho i bindur se ishte penalti

Barcelona nuk ishte në gjendje të kapërcejë Real Madridin në “El Clasico”-n e parë zyrtar të sezonit. Skuadra e Ançelotit fitoi me rezultat 2-1 me dy golat e Xhud Belingamit, i cili deri në shënimin e golave nuk ishte vendimtar.

Ndeshja, megjithatë, mund të kishte ndryshuar nëse Gil Manzano, gjyqtari i “El Clasico”, të kishte dhënë një penallti në favor të Barcelonës në aksionin e fundit të pjesës së parë. Ronald Arauho u pengua nga Auerilien Tçouameni, i cili nuk e la të ngrihej dhe të godite me kokë

Arauho u ankua pas lojës për rastin në fjalë duke thënë se është dashur të ishte penallti.

“Mendova se ishte penallti, do të gjuaja dhe ai më shtyn nga mbrapa, nëse nuk do të më pengonte unë do të shënoja. Ai (Gil Manzano) mund ta shqyrtojë. Është vendimi i tij dhe ne duhet të vazhdojmë, por është e trishtueshme sepse është një faul i qartë”, deklaroi ai.

Ky ishte rasti më i përfolur në “El Clasico” në këtë ndeshje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button