(Video) MPB-ja shqipton mbi 300 gjoba për këmbësorët
Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej ora 09:00 deri në ora 14:00 Ministria Për Punë të Brendshme ka zhvilluar një aksion në gjithë territorin e vendit, për të sanksionuar këmbësorët që shkelin rregullat në trafik. Me këtë rast janë gjobitur gjithsejtë 310 këmbësorë, prej tyre 217 që kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, 77 për kalim në të kuqe në semaforë. Sipas raportit të MPB-së 141 gjoba janë shqiptuar në territorin e SPB-Shkup, 36 në SPB Ohër, 34 në SPB Tetovë…Gjatë ditës së djeshme policia ka regjistruar edhe 133 shkelje të tjera në trafik.










