VIDEO / Murinjo dhe Roma kalojnë me sukses “testin” në Tiranë

Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Ligës së Konferencës, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin. Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi “Të kuqtë” me rezultatin 1-2.

Hose Murinjo, një emër i dashur për tifozët shqiptar, hodhi në fushë lojtarët më të mirë që kishte në dispozicion, për vetë faktin se kjo ishte prova e fundit para nisje së Serie A. Në krahun tjetër, trajneri Zekiç hodhi në fushë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira në Europë, duke lënë të kuptohet që prioritet për të është sfida e kthimit me Valmiera, që do të luhet të enjten në “Elbasan Arena”.

Në lojë, diferencat ishin të kuptueshme, me Romën që ishte dominese dhe arriti që të shënonte golin e avantazhit që në të 12-ën, me anë të El Sharaoui. Italianët ishin dominues dhe provuan sërish me El Sharaoui që ishte rrezikua kryesor. Një top i humbur nga Hadroi u shfrytëzuar mjaft mirë nga Roma që me anë të Belotti-t shënoi dhe golin e dytë të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga të dyja skuadrat, ndërkohë që panorama ishte e njëjtë me Romën më kërkuese, ndërsa Partizani që tentonte me kundërsulmet. Cara u ndal në mënyrë të parregullt brenda zone dhe Xhaja akordoi 11-metërsh. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke ndëshkuar Romën, e duke entuziazmuar tifozët në shkallët e stadiumit.

LEXO EDHE:

Back to top button