VIDEO / Xhoshua nokauton brutalisht Heleniusin në raundin e shtatë

Enthoni Xhoshua mposhti në mënyrë spektakolare Robert Helenius me një goditje brutale në raundin e shtatë. Nuk ishte ndonjë duel për t’u mbajtur mend, pasi që dy boksierët patën një start tejet të dobët në “O2 Arena” të Londrës. Britaniku 33-vjeçar – i cili u vërshëllye nga fansat gjatë luftës – filloi të

tregonte më shumë se sa Helenius. Xhoshua realizoi fitoren e tij të parë me ndërprerje në dy vjet e gjysmë, duke e rritur rekordin e tij në 26 fitore, prej tw cilave 23 me nokaut. Ndwrkohw ka regjistruar edhe tri humbje.

Finlandezi, i cili pranoi të boksonte kundër britanikut, ishte një zëvendësues i Dilian Uajtit, me këtë të fundit që dështoi në testet për doping. Heleniusi humbi luftën e tij të pestë profesionale në 36 paraqitje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button