VIDEO / Mysafir special në stërvitjen e mëngjesit të Milanit

Te Milanи ka nisur alarmi pas zhgënjimit të madh në derbi, ku “kuqezinjtë” u mundën 5-1 nga Interi. Skuadra ka nevojë për një reagim të menjëhershëm, pasi do të luajë ndaj Njukasëlli në Ligën e Kampionëve. Grupi ka nevojë të jetë sërish kompakt dhe për ta realizuar këtë gjë në Milanello ka mbërritur Zlatan Ibrahimoviç.
I takon ish-sulmuesit suedez, që mbylli karrierën pikërisht me Milan, për të ngritur lart moralin e skuadrës. Ai ka qenë sot paradite në qendrën sportive të “kuqezinjve”, për të përshëndetur skuadrën dhe trajnerit Pioli.
Mediat italiane konfirmojnë se Ibrahimoviç do të dalë dhe do të flaës para skuadrës dhe ky nuk është një secret. Duket se këtë gjë e ka kërkuar vetë trajneri Pioli, pasi e konsideron figurën e Ibrahimovic si shumë të rëndësishëm për të mbajtur kompakt grupin në dhomat e zhveshjes.
Që këtë verë është përfolur se Zlatan Ibrahimovic do të ketë një rol drejtuesi te skuadra e Milan dhe duket se suedezi ka nisur ta bëjë këtë gjë. Ai do të jetë një pikë referimi për të rinjtë.
Sorpresa a Milanello di #Ibrahimovic, vicino al #Milan in questo momento difficile post derby 🔴⚫️ pic.twitter.com/6OVSI09w56
— Luca Maninetti (@LucaManinetti) September 18, 2023