(Video) Në Islandë llava nga vullkani dogji disa shtëpi

(Video) Në Islandë llava nga vullkani dogji disa shtëpi

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i ri në vullkanin në Islandë dhe tani mediat botërore raportojnë se llava ka arritur në qytetin Grindavik, i cili më parë ishte evakuuar dhe se ka përfshirë shtëpitë.

Lava u përhap në rrugët e qytetit dhe mbuloi një pjesë të një shtëpie që mori flakë, raporton BBC.

Situata pas shpërthimit të vullkanit në Islandë është dramatike, pasi një çarje e re është hapur në afërsi të qytetit Grindavik dhe mes ndërtesave ka filluar të derdhet llavë.

Lava po rrjedh drejt vendbanimit dhe tashmë ka “gëlltitur” shtëpitë e para. Të paktën dy shtëpi janë djegur, raportojnë mediat islandeze.

Punonjësit e urgjencës u dërguan një mesazh njerëzve që të mos i afrohen qytetit në asnjë rrethanë. Ka shumë shërbime emergjente dhe shpëtimi në Grindavik.

Shtëpia e parë mori flakë pothuajse menjëherë pasi lava arriti në të.

Popullsia e Grindavik, një qytet me rreth 4,000 banorë, ishte evakuuar më parë për shkak të aktivitetit të konsiderueshëm sizmik dhe magmatik dhe mbrojtja civile e ngriti nivelin e rrezikut në zonë në gjendje të jashtëzakonshme.

Në afërsi të Grindavikut ndodhet edhe një atraksion turistik, banja gjeotermale Blue Laguna, ku edhe hoteli u evakuua.

Shpërthimi i fundit në gadishullin Reykjanes filloi më 18 dhjetor të vitit të kaluar në sistemin vullkanik Swarzengi, pas evakuimit të plotë të Grindavikut dhe mbylljes së “Lagunës Blu”, raportojnë mediat britanike.

Grindavik u kursye nga dëmtimi gjatë shpërthimit të fundit në dhjetor, pasi llava rrodhi në drejtimin tjetër, duke anashkaluar qytetin

Të 4,000 banorët do të largoheshin nga Grindavik, pas së cilës atyre u ndalohet të kthehen në qytet për tre javët e ardhshme, tha policia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button